Shpërthen granata në një godinë në
Zubin Potok, afër saj do flasë Vuçiç

Shpërthen granata në një godinë në<br />Zubin Potok, afër saj do flasë Vuçiç
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në zonën e Zubin Potokut në afërsi të godinës në të cilën do të mbajë një fjalim gjatë vizitës në Kosovë, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Sipas medieve kosovare, në këtë zonë përveç shpërthimit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, ndërkohë që nuk raportohen –për persona të lënduar.

Shpërthimi i granatës ka dëmtuar vetëm ndërtesën në të cilën ajo u vendos, ndërkohë që policia ka rritur masat e sigurisë.

Sipas të dhënave, Kryeministri Serb Vuçiç ndodhet në Leposaviç ku ëhstë future në territorin e Kosovës nga dogana në Jarinjë.

Lidhur me ngjarjen, Vuçiç ka theksuar se “bomba nuk më frikëson”.

Ai nisi vizitën në Leposaviq, ku vizitoi objektet e Trepçës, dhe pastaj do të vizitojë veriun e Mitrovicës dhe komunën e Zubin Potokut. 



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011