Shpërthen  bombola e gazit 
shkrumbohet shtëpia në Gjirokastër 

Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që përdorej për gatim një banesë në Gjirokastër është mbuluar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Terbuq, 20 kilometra në verilindje të qytetit.

Zjarrfikësit e arritur në vendngjarje po mundohen të shuajnë flakët, por sipas shefit të tyre rreth 80% e banesës është shkrumbuar, ku nga 5 dhoma vetëm një ka shpëtuar.

Zjarrfikësit kanë arritur të shmangin flakën nga banesat e tjera ndërkohë që dëmet e shtëpisë së djegur arrijnë deri në vlerën 45 milionë lekë të vjetra.

 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë