Tragjedi në qytezën Arnasko, në provincën Savone të Italisë. Pesë persona kanë gjetur vdekjen si shkak i shpërthimit në një ndërtese katër katëshe ndërkohë disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:15 minuta të mëngjesit të së shtunës duke shkaktuar panik në të gjithë zonën.
Nga veprimet e para hetimore mendohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit. Forcat e emergjencës kanë mundur të gjejnë nën rrënoja dhe të plagosurit. Nga shpërthimi në këtë godinë kanë mbetur të dëmtuar dhe ndërtesat e ngjitura me të.
"Unë kurrë nuk kam parë një gjë të tillë, përveçse në filma”, u shpreh kryetari i komunës Alfredo Galiça. Godina e cila ndodhi shpërthimi ishte rreth 100 vjeçare dhe jetonin tre familje.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com