Policia e Milanos konfirmon vdekjen e tre personave nga shpërthimi i gazit. Shpërthimi ka ndodhur këtë të dielë në mëngjes dhe policia, zjarrfikëset dhe ambulanca po punojnë për të stabilizuar gjendjen e njerëzve të tjerë të përfshirë dhe ndërtesës.

Sipas mediave italiane në spital janë dërguar edhe dy fëmijë me djegie të rëndë ndërkohë që ende nuk dihet numri i njerëzve të kenë mbetur nën rrënojat e ndërtesës thuajse të shembur.

Ende nuk janë të qarta detajet, por është e qartë që bëhet fjalë për një shpërthim të gazit. Ngjarja ka ndodhur në orën 8:45 të mëngjesit, ndërkohë që shumë banorë ndodheshin brenda në banesat e tyre.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com