Një shpërthim i rëndë ka goditur gjatë ditës së sotme një minibus teksa ishte në lëvizje në Stamboll.
 
Mediat turke raportuan se sipas informacioneve të para nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur 7 persona.
 
“ Hurriyet”  thotë se minibusi transportonte studentët e një universiteti privat në zonën e njohur si Pendik,pranë aeroportit  Sabiha Gokcen.
 
Foto nga vendngjarja tregojnë se shpërthimi ka qënë i fuqishëm dhe automjeti është dëmtuar rëndë.
Nuk dihen ende arsyet e shpërthimit ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.
 
Autoritetet gjetën gozhda dhe vida të shpërndara në zonë pas shpërthimit dhe po vlerësojnë mundësinë e një shpërthimi me eksploziv artizanal.

furgoni turqi

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com