Shpërthim në veri të Mitrovicës,
dyshohet bombë, dëme materiale

Shpërthim në veri të Mitrovicës,<br />dyshohet bombë, dëme materiale
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë rreth orës 02:00 pas mesnate në veri të Mitrovicës, por përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Shpërthimi ka ndodhur para argjendarisë ‘Murga’ që ndodhet në rrugën ‘Lola Ribar’ në veri të Mitrovicës, e cila ishte plaçkitur ditë më parë, ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në dritaret e disa dyqaneve, banesave, por edhe të disa automjeteve që kanë qenë të parkuara në afërsi.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Kosovapress edhe shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiç.

Ai ka thënë se mbrëmë rreth orës 2:10 minuta në rrugën ‘Ivo Lola Ribar’ në veri të Mitrovicës ka ndodhur një shpërthim që dyshohet të jetë bombë, por që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Sipas tij, janë shkaktuar dëme materiale në 4 automjete, një kioskë, disa dyqane, si dhe janë thyer dritaret në disa banesa në afërsi, ndërsa pjesëtarët e policisë kanë dalur në vendngjarje dhe janë në pritje të ekipeve të specializu ara për të zhvilluar hetimet.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)h

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike