Shpërthim në Vojvodinë
3 të vdekur 8 të plagosu

Shpërthim në Vojvodinë<br />3 të vdekur 8 të plagosu
VOJVODINE- Tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një shpërthim në një kafene në fshatin Idvor pranë qytetit Kovacic në Vojvodinë sot në mesditë.
Zëdhënësi i policisë së Pancevës Novica Antonic i tha agjencisë Tanjug se të plagosurit u dërguan në spitalet fqinje dhe në qendrën emergjente të Beogradit.
Dëshmitarët thonë se në momentin e shpërthimit në kafe ndodheshin rreth 150 vetë.
Policia në vendngjarje po heton mbi shkaqet e shpërthimit. Radio televizioni serb raporton se personi i cili aktivizoi bombën u vra dhe vetë. Sipas RTS tragjedia ndodhi kur roja i sigurisë së kafes u përpoq të ndalonte katër persona që po përpiqeshin të hynin brenda. Të katër ishin nga fshati Sefkerin.
Policia bën të ditur inicialet e 34 vjecarit S.B. që aktivizoi bombën një granatë dore. Vëllai i tij me iniciale I.B. u përpoq ta ndalonte por ai nuk arriti dot. Dy viktimat ishin dy vëllezërit, kurse i treti ende i panjohur.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali