Shpërthimet, Gjiknuri: "Bankers"
përgjegjëse,banorët mund të lëvizen

TIRANE - Shpërthimet e ndodhura në Patos Marinzë janë përgjegjësi e kompanisë “Bankers Petrolium”. Deklarata është bërë nga Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese lidhur me projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”.
 
Sipas Ministrit Gjiknuri ngjarje të tilla mund të parandalohen vetëm nga kontraktori, dhe në këtë rast “Bankers”, por nga ana tjetër ai nënvizoi se neglizhenca e kontraktonin është diçka që nuk mund të parandalohet. Në këtë kuadër, Gjiknuri ka ngritur shqetësimin se kontrata e shtetit shqiptar me “Bankers” mund të ishte negociuar edhe më mirë nga ana e palësh shqiptare.

“Në kohën kur janë negociuar këto kontrata mund të negocioheshin ndryshe. Ky vit është i veshtire për industrinë e naftës. Nëse vazhdon rënia e çmimit të naftës, industria e naftës do jetë në dyshim. Kjo pasi nafta e Patos-Marinzës shitet me 35 % më pak se ajo në tregun ndërkombëtar për shkak se është naftë e rëndë. Qeveria e ka ndjerë shqetesimin në Marinzë. Morëm masa. Ngjarje të tilla mund të parandalohen nga kontraktori. Kjo është përgjegjësi e kontraktorit. Neglizhecna e kontraktorëve s’mund të parandalohet.” është shprehur Ministri

Po ashtu në fjalën e tij Damian Gjiknuri bëri të ditur se nga ana e saj qeveria po shikon mundësinë e shpërnguljes së disa prej banorëve me qëllim që edhe aktiviteti i industrisë të mos pengohet. Ministri i Energjitikës ka siguruar se sasia e gazit nuk ishte hidrokarbur, çka do të thotë se sipas Gjiknuri gazi i çliruar nuk ka qenë helmues.
 
“Mund të shikohet mundësia e shpërnguljes së disa banorëve. Sepse edhe aktiviteti i industrisë mos pengohet. Përsa i perket ndotjes, jap garanci se sasia e gazit nuk ishte hidrokarbur. Kompanitë e naftës e kanë TVSH 15%. Ne po përmirësojmë cilësinë e auditimit. Reforma territoriale rrit kapacitetet e autoriteteve vendore. Dhe do të marrë më shumë rent.” tha Gjiknuri

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave