Shpërthimet në Siri, bombë
pranë vëzhguesve të OKB-së

Shpërthimet në Siri, bombë <br />pranë vëzhguesve të OKB-së
SIRI – Misioni vëzhgues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Siri, është rrezikuar nga një shpërthim i ndodhur në afërsi të një kompleksi ushtarak në Damask.

Përfaqësuesit e OKB-së ndodheshin në hotelin “Dama Rose”, i gjendur shumë pranë vendit të shpërthimit. Hoteli tashmë është mbyllur dhe forca të shumta sigurie e kanë rrethuar.

Sipas televizionit shtetëror sirian, tre persona kanë mbetur të plagosur në këtë shpërthim, por asnjëri prej tyre nuk ishte prej vëzhguesve të OKB-së.
Pistat e para në lidhje me shpërthimin e ditës së sotme tregojnë se mund të ketë ndodhur nga një bombë pranë një kamioni me karburant në anë të rrugës.

Ndërkaq, dhuna në Siri është përshkallëzuar në kryeqytet gjatë javëve të fundit, ndërsa muajin e kaluar një bombë në selinë e sigurisë kombëtare vrau tre shefat e sigurisë së presidentit Bashar Al-Assad.

Dhuna e shënuar së fundmi vjen në një kohë kur një grup i vendeve islamike do të takohen në Mekë për të diskutuar mbi krizën siriane.
57 anëtarët e Organizatës për Bashkëpunim Islamik pritet të pezullojnë anëtarësimin e Sirisë, pavarësisht kundërshtimeve nga Irani, aleati kryesor rajonal i Sirisë.

(gm/Shqiptarjacom)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)