Një nga dy kamikazët që kryen atentatin në Ankara, ku mbetën të vrarë 37 persona ishte studentja Seher Cagla Demir, e cila ishte bërë pjesë e Partisë së Punëtorëve Kurdë në vitin 2013, njoftoi sot gazeta ”Sozcu”, duke iu referuar burimeve pranë organit hetimor.

”Studentja u njoh nëpërmjet shenjave të gishtërinjve dhe nga disa pjesë të trupit”, thanë këto burime.

shperthim ne turqi

Ato tha se sulmi u krye me një makinë tip BMW, e bardhë, prodhimi i vitit 1995, e mbushur me tritol. Demir ishte studente e Universitetit të Balikesirit, në Turqinë Veriperëndimore.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)