Shpërthimi në Shën Petërburg
Mogherini: Jemi me popullin rus

Shpërthimi në Shën Petërburg<br />Mogherini: Jemi me popullin rus
BRUKSEL-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka reaguar ndaj sulmit që ndodhi para disa ore në metronë e Shën Petersburgut të Rusisë.

Në profilin e saj në Twitter, Mogherini në dedikimin e saj ka thënë se është duke përcjellur të gjitha lajmet që kanë të bëjnë me ngjarjen e fundit, duke shtuar se qëndron pranë popullit rus në këto raste.

”Bashkë me ministrat e jashtëm të BE-së po ndjekim të gjitha lajmet që vijnë nga Shën Petersburg. Mendimet tona janë me të gjithë popullin rus” ka përfunduar ajo në mesazhin e saj në Twitter.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane