Shpëtim Gjika sulmon Kokëdhimën
i bën një akuzë të re deputetit

Shpëtim Gjika sulmon Kokëdhimën<br />i bën një akuzë të re deputetit
Ish-kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka dënuar gjuhën me të cilën Koço Kokëdhima ka folur publikisht për degën e PS-së së Vlorës.
 
Ai thotë se partia dhe anëtarësimet nuk janë çështje dokumentesh, por aktesh reale angazhimi.
 
Në këtë mori këshillash, Gjika ka dhe një akuzë për deputetin, duke i kujtuar faturat e kripura që duhet të paguante PS për reklamat në kompanitë e Kokëdhimës.
 
Ja shënimi i plotë i Gjikës:
E po kur ka gojë e flet ky për PS-në e Vlorës?!
Nuk kanë qenë në letra anëtarët or ti mik, jo!
Kanë qenë në ballë të fushatave, të cilat, këta anëtarë, së bashku me militantët, simpatizantët dhe shumicën e qytetarëve të Vlorës, i kanë fituar bindshëm!
Me këtë PS të Vlorës u bëre deputet or ti mik!
Po me këtë PS të Vlorës fitove dhe zgjedhjet vendore të 2015 or ti mik!
Nuk është anëtarësi dhe Parti në letër, por reale dhe fituese or ti mik!
Mbaje gojën dhe mati mirë llafet kur të flasësh për PS e Vlorës or ti mik!
Një problem kishim ne anëtarësia e PS-së së Vlorës në kohë fushatash!
Nuk ta ulëm që nuk ta ulëm dot çmimin që na vije për të paguar sloganet e Partisë Socialiste në billboard-et e kompanisë tënde, or ti mik!!

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare