Dy shtetas rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, u dënuan në mungesë me 15, përkatësisht 12 vjet heqje lirie. Ish shefi i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiç u dënua me tetë vjet, Predrag Bogiçeviç me 7 vjet, Nemanja Ristiç me 5 vjet heqje lirie, ndërsa dy udhëheqësit e opozitës Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç me nga 5 vjet heqje lirie.
Trupi gjykues i drejtuar nga Suzana Mugosha, dënoi Branka Miliçin me tre vjet heqje lirie, Dragan Maksiçin me një vit e 9 muaj, Milan Dushiç dhe Mihailo Çaxhenoviç u dënuan me nga një vit e 6 muaj dhe Kristina Hristiç u dënua me një vit heqje lirie me kusht.
Gjatë shpalljes së vendimit, kryetarja e trupit gjykues, Suzana Mugosha, tha se “qëllimi i të akuzuarve ishte rrëzimi i dhunshëm i pushtetit në Mal të Zi".
Podgorica zyrtare ka akuzuar nacionalistët serbë dhe rusë për komplot për të pushtuar parlamentin gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviç dhe për të vendosur një udhëheqje pro-ruse në Mal të Zi.
Dy rusët e dënuar në mungesë, sipas prokurorëve në Mal të Zi, janë oficerë të shërbimit ushtarak rus të zbulimit. Moska hedhur poshtë mundësinë që "mekanizmat shtetërorë rusë", të kenë qenë të përfshirë në përpjekje për grusht shteti.
Mali i Zi, vendi i vogël në breg të Detit Adriatik, u pavarësua në vitin 2006 dhe 11 vjet më pas u bë anëtari i 29-të i NATO-s, duke nxitur zemërimin e Moskës e cila kundërshton përfshirjen e Ballkanit në aleancën ushtarake perëndimore./VOA/
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4521
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
Integrimi në BE/ Kroacia bllokon kapitullin 4 për Malin e Zi, kërkon zgjidhjen e pronësisë së anijes 'Jadran'
14 Dhjetor, 09:50
-
Fotot/ Ministri shqiptar në qeverinë Malazeze, Marash Dukaj, merr çmimin e madh “Grand Albanian Excellence” në Tiranë
12 Dhjetor, 10:08
-
Drejtoria e Arkivave marrëveshje bashkëpunimi me Malin e Zi, Bido: Synojmë të arrijmë standardet ndërkombëtare
6 Dhjetor, 14:28
-
Hapet traseja e rrugës së re Shirokë-Zogaj, shkon deri në pikën kufitare me Malin e Zi (VIDEO)
4 Dhjetor, 16:55
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Hapet traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj, Rama: Do të ketë trotuar dhe korsi biçikletash
4 Dhjetor, 11:05
-
Bëri shqiponjën dykrenore më 28 Nëntor, nën hetim ushtari malazez
3 Dhjetor, 13:30
-
Shaban Murati: Një idiotizëm i ri politik, ‘grusht shteti’ i qeverisë kundër opozitës
2 Dhjetor, 13:07
-
Kapet 30 vjeçari nga Mali i Zi në Muriqan! Do ekstradohet në Francë pasi akuzohet për përdhunim dhe kryerje marrëdhenie seksuale me të mitur
29 Nëntor, 11:45
-
'Kosova është Serbi', autorët e mbishkrimit, pjesëtarë të ushtrisë në Mal të Zi
28 Nëntor, 13:06