Shpallen listat e barnave mjekësore në të gjitha spitalet, Manastirliu: Nuk do të tolerohet asnjë mungesë

Shpallen listat e barnave mjekësore në të gjitha spitalet, Manastirliu: Nuk do të tolerohet asnjë mungesë

Ministrja Ogerta Manastarliu

Në të gjitha spitalet rajonale të vendit është bërë transparente lista e barnave bazë dhe materialeve mjekësore për shërbimet shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj.Ogerta Manastirliu, shprehet se nuk do të tolerohet asnjë mungesë e barnave bazë dhe materialeve mjekësore në spitale.

Kjo do të sigurojë mjekimin e të gjithë pacientëve pa qenë e nevojshme të shkojnë në farmacitë jashtë spitalit për barnat bazë. Po ashtu do të shërbejë si një matje performance për drejtuesit e spitaleve për çështjen e furnizimit me barnat bazë. Gjatë vitit 2018 kanë filluar investimet në vlerën 14 milion euro për rehabilitimin e 9 spitaleve dhe 80 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë