Fushata zyrtarisht fillon njëzet ditë para zgjedhjeve.
“Apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, në periudhën para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve, të sillen në përputhje me Kushtetutën dhe dispozitat ligjore.
Institucionet kompetente të sigurojnë që i gjithë procesi zgjedhor dhe vetë dita e zgjedhjeve të rrjedhë në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, ashtu siç meritojnë qytetarët e nderuar të Republikës së Maqedonisë”, ka theksuar Xhaferi.
Aktualisht Maqedonia është në një debat për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, pasi Grueski e kundërshton.
dy.b/shqiptarja.com