Shpallet fituesi i Portit Turistik të Vlorës, koncesioni do zgjasë 35 vite dhe do të akomodojë 400 anije të përmasave të ndryshme

Është shpallur fituesi i garës së hapur për të dhënë me koncesion portin turistik të Vlorës për 35 vite. Fitues është shpallur Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k., “Brunes” sh.p.k. dhe “Ndregjoni” sh.p.k. të cilët ofruan për realizimin e këtij projekti 22 milionë 842 mijë 417 euro pa TVSH, ndërkohë që fondi limit i vendosur nga Ministria e Infrastrukturës ishte 22 milionë e 725 mijë Euro pa TVSH.

Kompania fituese është nën administrimin e Andi Pashaj, dhe nën pronësi të Geront Çelës. Është krijuar në 23 janar 2020 me seli në Tiranë. Kompania ka si objekt aktiviteti marrjen e licencave per ndërtimin e infrastrukturës portuale si dhe marrje në administrim të infrastrukturës së porteve e jahteve.

Edhe kompania e dytë në konsorciumin fitues Brunes Shpk është në pronësi te Geront Çelës dhe Bledar Çelës në raportin 80%-20% me seli në durrës me qëllim tregtimin e pajisjeve sanitare, blerje pasiursh të paluajtshme, aktivitet në ndërtim dhe tregti eksport-import. Edhe kompania e tretë e bashkimit të operatorëve që u shpall fitues është me te njëjtin numer NIPT-i si kompania Brunes.

Në garë për këtë projekt u paraqitën tre oferta, dhe fituese është shpallur oferta më vlerën më të lartë. Konkretisht dy kompanitë e tjera pjesëmarrëse ofruan “Albavia” sh.p.k 1.8 miliardë lekë pa TVSH (ose 15,2 milionë euro) dhe “Gjikuria” sh.p.k ofroi 22,725 milionë euro, aq sa ishte edhe fondi limit i përcaktuar.

Sipas njoftimit të MIE, “Albavia” sh.p.k skualifikuar nga komisioni i Vlerësimit të Ofertave për shkak se nuk ka paraqitur sigurimin e ofertës, dhe nuk është dorëzuar i gjithë dokumentacioni i kërkuar. Ndërsa kompania e dytë “Gjikuria” sh.p.k është skualifikuar për shkak se nuk ka paraqitur Raportin e auditimit financiar të vitit ushtrimor 2018, nuk ka pasur kapitalin e nevojshëm për investimin, nuk ka dorëzuar të gjithë dokumentacioni e kërkuar si dhe nuk ka plotësuar kriterin kualifikues të zërit “Projektim”, pasi nuk ka dorëzuar një Licencë të vlefshme Profesionale.

Koncesioni do të ketë jetëgjatësi 35 vite, dhe do të bëhet me financim 100% nga privati. Marina Vlorë duhet të sigurojë një vend-ankorim të mbrojtur, të sigurt, funksional gjatë gjithë vitit për flotat moderne të jahteve. Ajo duhet të jetë e aksesueshme gjatë gjithë stinëve dhe të akomodojë minimalisht 400 anije të përmasave të ndryshme.

"Marina Vlorë duhet të sigurojë një vend-ankorim të mbrojtur, të sigurt, funksional gjatë gjithë vitit për flotat moderne të jahteve. Marina duhet të jetë e aksesueshme gjatë gjithë stinëve dhe duhet të sigurojë një kanal hyrjeje të sigurt dhe të lundrueshëm përveç basenit të mbrojtur. Marina duhet të akomodojë minimalisht 400 anije. Ankorimet e llojeve të ndryshme të anijeve duhet të reflektojnë flotën tipike moderne që pritet të lundrojë në detet Jon dhe Adriatik, duke u mbrojtur gjithashtu kundër ndryshimeve të mundshme në tregje dhe karakteristika të anijeve. Marina duhet të vendosë në dispozicion dhe të mirëmbajë infrastrukturë akomoduese dhe përpunuese për anijet turistike ekzistuese që operojnë aktualisht në Port dhe të konsiderojë rritjen / rënien e mundshme në këtë treg. Duhet të sigurohet një vend për furnizimin me karburant të mjeteve lundruese, i cili të ketë pajisje ekologjike dhe të sigurt gjatë ofrimit të shërbimit" thuhet në dokumentet e projektit.

Gara për këtë koncesion është hapur javën e parë të muajit janar, dhe pritet të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e turizmit pasi do të presë flotat moderne të jahteve. Vendndodhja e parashikuar e portit të ri është në qendër të qytetit të Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti i cili është nën administrimin e Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky koncesion i formë Partneritet Publik Privat erdhi si ofertë pakërkuar, pasi një ose disa kompani private kishin shfaqur interes për këtë projekt.

(Kliko ketu per te lexuar dokumentet e dhenies me koncension te Portit turistik)

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rruzhdia: 29/03/2021 17:37

    Sikur ligji nuk e lejon qe te zhvillohen tendera tani para zgjedhjeve...kolegji zgjedhor si shprehet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja