Nga arkitektura te modelingu, njihuni me fituesen e 'Miss Shqipëria 2018'

Alba Bajrami është shpallur si më e bukura në Shqipëri për vitin 2018. Fituesja është kurorëzuar si princesha e bukurisë shqiptare në një mbrëmje gala që përkon edhe me 20-vjetorin kur ky konkurs çeli siparin për t’u bërë ndër eventet më të pëlqyera e të mirëpritura për publikun shqiptar.

 Alba Bajrami fituesja e këtij konkursi bukurie është 16 vjeç dhe studion në shkollën e mesme 'Wilson'. Ajo e ka konsideruar pjesëmarrjen e saj  në  Miss Shqipëria 2018 si një eksperiencë e re për të . I pëlqen make-up profesional. Në të ardhmen kërkon të vijojë studimet  për arkitekturë. Ajo thotë se është kreative dhe i pëlqen të pikturojë e të realizojë punime në qeramikë.

Të shumta kanë qenë bukuroshet që kanë marrë pjesë në këtë konkurs, ku fituese e këtij kompeticioni u shpall Alba Bajrami, shoqëruesja e parë e Missit Klea Krali, ndërsa shoqëruesja e dytë, Klea Ndreka. Alba Bajrami është 16 vjeç dhe studion në shkollën e mesme 'Wilson'. 

Nën tingujt e muzikës, por edhe performancës së bukurosheve, eventi i zhvilluar mbrëmjen e djeshme të Pedonalja e Tiranës, ka dhuruar për të pranishmit momente mjaft të veçanta.

Nën drejtimin e moderatores Jonida Shehu, në aktivitet kanë marrë pjesë edhe këngëtarë të njohur si Redon Makashi, Rovena Dilo e Eranda Libohova.
Mbremja Gala 20 vjet Miss Shqiperia u zhvillua në një Talk Shou, të ndërtuar me panele të ftuarish bashkëpunetorë e fituese të kurorës ndër vite. 

Gjatë mbrëmjes u sollën në vëmendje emrat e bukurosheve që kanë fituar këtë kurorë, duke e nisur me Aldona Elezin në vitin 1998 dhe duke vijuar me bukuroshet e tjera që kanë rrëmbyer kurorën e Miss Shqipërisë. 

“Miss Shqipëria” nisi si një produksion tërësisht privat në 1997 e u kurorëzua me spektaklin final në 9 mars të vitit 1998.

Ora 15:44
Shpallet fituesja e Miss Shqipëria 2018, zbuloni cila është bukuroshja që rrëmbeu kurorën
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

    Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht