Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nxjerrë rezultatet paraprake të verifikimit të kandidatëve që kanë aplikuar në portalin “Infermierë për Shqipërinë", që do të marrin pjesë në konkursin për profesionistë të shkencave mjekësore teknike, për t’u punësuar në institucionet shëndetësore publike.
Sipas rezultateve paraprake, në fazën e dytë janë kualifikuar 1747 profesionistë të shkencave mjekësore teknike, 1238 prej të cilëve janë infermierë
Kandidatët kanë të drejtë ankimimi brenda tre ditëve për vlerësimin ose moskualifikimin, para se të dalë lista përfundimtare e kandidatëve që kualifikohen për fazën e dytë të konkurimit.
Ndryshe nga konkurset e mëparëshme, testimi do të jetë i informatizuar dhe do të kryhet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).
Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:
- Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);
- Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;
- Faturen me pagesen e tarifës për QSHA-ne.
Profesionistët e shkencave mjekësore teknike nuk do të paguajnë tarifën e plotë, por tarifën e reduktuar sipas marrëveshjes së firmosur ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore “Për ofrimin e shërbimit të digjitalizuar të kandidatëve për tu punësuar si infermier në institucionet shëndetësore publike”.
Testimi do të zhvillohet në Shtator dhe kalendari për testimin e informatizuar do të publikohet në faqen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore si dhe në portalin “Infermierë për Shqipërinë”.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni i Shëndetësisë miraton nen për nen Buxhetin 2025, bëhen edhe propozime të reja: Të rritet pagesa e invaliditetit!
20 Nëntor, 16:42
-
Importet e barnave nga India, Bangaldeshi e Kina me autorizim ministri, KLSH: Në 3 vite pa analiza fiziko-kimike
20 Nëntor, 07:44
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor, 19:21
-
Koçiu: Shërbim dentar falas edhe të shtunën e parë të çdo muaji për të moshuarit
26 Tetor, 15:52
-
Partia Demokratike denoncon: Ministria e Shëndetësisë ka monopolizuar blerjen e oksigjenit mjekësor në duar të dy kompanive! Çmimi 3-4 herë më i lartë se rajoni
19 Tetor, 11:15
-
Ministrja Koçiu: 80 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore
16 Tetor, 14:47
-
Hyn në fuqi udhëzimi për dypunësimin e mjekëve, mjeku mbetet në dorën e titullarit publik pas kërkesës që dërgon
20 Shtator, 12:12
-
Procesi i Deinstitucionalizimit, Koçiu: Nismë kombëtare për një të ardhme më të mirë për fëmijët në nevojë
13 Shtator, 17:18
-
Debati për 'Urdhrin e Mjekut'/ Ministrja Koçiu: Nuk po i merren kompetencat dhe as po i preket pavarësia! Po ngrihen Komisione Kolegjiale dhe transparente
10 Shtator, 15:24
-
Skolioza, Koçiu: Program në shkolla për depistimin e hershëm te fëmijët 6-10 vjeç
4 Shtator, 13:31
-
Realizohet me sukses bajpasi aorto-koronar në QSUT tek një pacient 73-vjeçar
30 Gusht, 10:10
-
Mbi 1 vit jashtë funksionit, vihet në punë pajisja e re e Ortovoltazhit! Marrin trajtim 400 pacientë me tumore të lëkurës
16 Gusht, 12:59
Hajdeni në Gjermani se nuk ju teston njeri, përvec gjuhës nuk ju duhet asgjë tjetër..
Përgjigju