Shpallet në kërkim kreu
i Omonias në Korçë, Naum Disho

Shpallet në kërkim kreu<br />i Omonias në Korçë, Naum Disho
Shpallet në kërkim kreu i OMONIA-s Naum Disho, ndërsa dyshohet se ai mund të jetë arratisur drejtë Greqisë.

Ditën e sotme, policia ka dërguar një grup efektivësh për të kryer arrestimin, ndërsa ai nuk ka lënë asnjë gjurmë.

Ndërkaq, dy ditë më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e kreut të OMONIA-s për qarkun e Korçës, Naum Disho, për shtyrjen e vendimit për arrestimin e tij.
Në tetor të 2010 fshatarët denoncuan dhunimin e varrezave, brenda territorit të kishës së “Shën Mërisë” dhe ngritjen e një memoriali grekë me pretendimin se aty ishin varrosur 2 ushtarë grekë, të rënë gjatë luftës italo-greke të viteve 40. Sipas banorëve nuk ka pasur asnjë ushtar grek të varrosur, vetëm eshtrat e të parëve të tyre, 150 vjet më parë. Mbi varre u ngrit një platformë betoni dhe u ngritën shkallë mes për mes varrezave, si dhe memorial për nder të ushtarëve grekë.Gjatë betonizimit, të varrezave për të krijuar memorialin, punëtorët nxorrën jashtë dhe eshtra. Më 10 janar Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës për Dishon, ndërsa dha liri me kusht për dy punëtorët Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve