Bën sherr me dajat, nipi u shkatërron makinat, njërit furgon i vë flakën dhe tjetrin e dëmton! Shpallet në kërkim i riu në Durrës

Bën sherr me dajat, nipi u shkatërron makinat, njërit furgon i vë flakën dhe tjetrin e dëmton! Shpallet në kërkim i riu në Durrës

Foto ilustruese

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Durrës ditën e sotme. Prengë Ndreca, 21 vjeç, ka shkatërruar makinat e dajave të tij pasi është ishte konfliktuar me to fizikisht.

21-vjeçari, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia për t'u hakmarrë i ka vënë zjarrin njërit prej furgonëve dhe ka dëmtuar edhe furgonin tjetër me mjete të forta. Sipas policisë i riu është largua nga Durrësi dhe sipas tyre mësohet të jetë fshehur nga Kamza.

Makina ishte në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin tip "Ford", në pronësi të shtetasit F. P., të cilët i kishin parkuar pranë banesës.

'Më datë 15.09.2021, u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. N., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip "Ford", në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin tip "Ford", në pronësi të shtetasit F. P., (me lidhje familjare), të cilët i kishin parkuar pranë banesës.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë