FUSHË-KRUJË- Fisi Rraja është sërish protagonist i një sherri në Nikël të Fushë-Krujës. Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja është shpallur në kërkim nga Policia e Krujës pas një sherri me familjen Caca në Nikël. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se në kërkim është shpallur edhe Ariel Rraja, djali i Flamur Rrajës, njëherazi edhe nipi i ish-deputetit të PS.

Burimet sqarojnë se shkak i sherrit është bërë një kanal, për të cilin Flamur Rraja dhe i biri kanë dhunuar djalin e familjes Caca. Më pas në sherr është përfshirë edhe babai i të riut, Kujtim Caca. Ky i fundit merret kryesisht me prodhim gëlqereje në zonën e Niklës, ndërsa jeton në Tiranë. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen, por lajmi u konfirmua nga burime të Shqiptarja.com.

Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit, rezulton edhe në kërkim për dhunën barbare që fisi Rraja ushtroi për guroren në Fushë-Krujë ndaj dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja. Flamur Rraja ishte protagonisti kryesor i dhunës ndaj dy kushërinjve, ku madje në videot e bëra publike atë kohë, ai shfaqej me pistoletë në dorë. Flamur Rraja qëllonte me grushte Bilbil Majën të shtrirë në tokë dhe me dorën tjetër mbante pistoletën mbi kokën e tij.

Disa anëtarë të fisit Rraja u përfshinë në dhunën barbare për guroren, mes tyre Falmur Rarja, vëllai tjetër Xhelal Rraja, si dhe djali i ish-deputetit, Rexhep Rraja. Ky i fundit ishte ende deputet i PS kur ndodhi ngjarja e rëndë më korrik 2023. Dhuna barbare që solli reagime të shumta, pasoi edhe me dorëheqjen e Rrahman Rrajës si deputet i PS.

Shkak i dhunës ishte bërë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i ish-deputetit, për të cilën dy kushërinjtë Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth.

1729970138_flamurrraja.jpg

Flamur Rraja, në të djathtë me rreth të kuq me pistoletë në dorë gjatë dhunës për guroren në 2023

 

1729970461_rraja.jpg

Flamur Rraja, me pistoletë në dorë gjatë dhunës për guroren në 2023