Pas vendosjes së sekeustros së 50 mijë Eurove në dy banka të nivelit të dytë, Odhise Andrea është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana.
Kërkesa për arrestimin e burrit të gjyqtares Majlinda Andrea u është dërguar partnerëve italianë, pasi aty dyshohet se fshihet Odhise Andrea.
Odhise Andrea së bashku me gruan, Majlinda Andrea u larguan nga Shqipëria një ditë para vendimit për arrestimin. E ndërsa gjyqtarja e pezulluar Majlinda Andrea u rikthye në Shqipëri, burri është në kërkim.
Odhise Andrea akuzohet se përmes sekserit Petraq Dashi ka marrë 50 mijë Euro për të dhënë një vendim në favor të Ilia Çabirit dhe Eleni Linos për njohjen e pronësisë mbi një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë në zonën e Butrintit.
Një ditë pas dhënies së parave, konkretisht në datë 12 korrik 2016, trupa e Gjykatës së Lartë, pjesë e të cilës është edhe e dyshuara Majlinda Andrea, u shpreh me vendim në favor të shtetasve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino.
Për personat e përfshirë në korrupsion gjykata vendosi pak ditë më parë që vetëm Eleni Lino të hetohet në masën arrest shtëpie, ndërsa Ilia Çabiri dhe Petraq Dashi u lanë në arrest me burg.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com