Shpallet Nobeli në Letërsi, fiton
 bjellorusja Svetlana Alexievich

 Shpallet Nobeli në Letërsi, fiton<br /> bjellorusja Svetlana Alexievich
Sapo u shpall Nobel për Letërësi. Fituesi i çmimit Nobel 2015 në Letërsi u shpall e preferuara e bastexhinjve të Ladbrokes shkrimtarja dhe gazetarja bjelloruse 67-vjeçare Svetlana Alexievich

Ishte ne para në listën e basteve. Akademia Sudeze ia dha ccmimin duke e motivuar ndër të tjera për një letërsi fiction dhe veprimtari e shkrimtari të shkëlqyer në publicistikë. 

Svetlana Alexievich e ka vijuar karrierën e saj në gazetari dhe me shkrime e rrëfime nga intervistat me dëshmitarët e ngjarjeve më dramatike në vendin e saj, të tilla si Lufta e Dytë Botërore, lufta sovjeto-afgane, rënia e Bashkimit Sovjetik, dhe katastrofa e Çernobilit.

Pas persekutimit nga regjimi Lukashenko ajo u largua nga Bjellorusia në vitin 2000. Dekadat në vijim ajo i jetoi në Paris, Gothenburg dhe Berlin.

Në vitin 2011 Alexievich u kthye në Minsk. Librat e saj janë përshkruar si një kronikë letrare e historisë emocionale të individit sovjetik dhe postsovjetik.

Veprat e saj më të njohuar në gjuhën angleze kanë qenë Lufta në Afganistan (“Zinky Boys”) dhe rrëfimi I historisë së Çernobilit (Zëra nga Çernobilit)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe