ATHINE- Pasditen e djeshme u shpall përbërja e qeverisë së re të reformuar greke, në bazë të strukturës së re, të koalicionit dypartiak, Demokracia e Re dhe PASOK. Sot pritet të bëhet betimi. Nga PASOK marrin pjesë në kabinetin e ri katër ministra, tre ministra alternativë dhe 5 zëvendësministra.
 
Në ministrinë e Ekonomisë së Greqisë nuk pati asnjë ndryshim në përbërje dhe vazhdojnë ministri dhe zëvendësministrat e mëparshëm.
 
Nuk lëvizën nga postet e tyre ministri i Arsimit, i Zhvillimit agrar, ministrisë së rendit, ministrisë së Turizmit, Ministrisë së Punës, ministrisë së Makedonisë dhe Thrakës dhe ministrisë pranë presidencës. Zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm vendoset Evangjelos Venizelos, lider i PASOK, ndërkohë që në ministrinë e Mbrojtjes shkon ish ministri i mëparshëm i jashtëm, Avramopulos.
 
Postin e ministrit të reformës administrative e merr Kyriako Micotakis, ministër i brendshëm vendoset Janis Mixelakis, ministër i Infrastrukturës dhe transporteve, M. Xrisoxoidis, ministër i Shëndetësisë A. Georgiadis.
 
Zëvendësministër për reformimin e ERT dhe televizionit publik, ish-zëdhënësi i shtypit i qeverisë së stabilitetit, P. Kapsis.
 
Në qeveri kanë hyrë edhe ish-ministra të qeverive të mëparshme, si edhe drejtori i zyrës politike të ish-kryeministrit Karamanlis, Janis Adrianos.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)