Shpallet tarifa për formularin A2
Maturantët, dy ditë afat për pagesën

Shpallet tarifa për formularin A2<br />Maturantët, dy ditë afat për pagesën
TIRANE - Kandidatët për në unversitët kanë dy ditë afat për të bërë mandat pagesën e tarifës për aplikimin në shkollën e lartë. Agjencia Kombëtare e Provimit ka njoftuar dje se për të gjithë maturantët të cilët do të aplikojnë për formularin A2, duhet të kryejnë pagesën me shumë 2000 lekë në bankat e nivelit të dytë ose pranë Postës Shqiptare. Përpara se të paraqitet për të bërë pagesën maturanti duhet të shkarkojë në faqen e AKP-së (http://akp.gov.al/) te rubrika njoftime linkun “njoftim për aplikim me formularin A2” e me pas te linku “Fatura për arkëtim”.

Pastaj ta printojë  dhe të paraqitet pranë institucioneve financiare si bankat e nivelit të dytë apo Posta Shqiptare. Të gjitha faturat dërgohen tek DART për verifikim e siglim e më pas dërgohen te AKP zyrtarisht. Afati i fundit është 18 korrik ora 12 për për të bërë dorëzimin. Pasi të kenë shlyer detyrimin financiar maturantët mund të vijojnë plotësimin online të preferencave. Përmes formularit A2, maturantët e suksesshëm në të katër provimet e maturës (dy provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje), do mund të listojnë në rend zbritës 10 degët ku duan të vijojnë studimet e larta. Plotësimi për formularin A2 fillon në datën 20 korrik.

Faksimile e mandati i pagesës të formularit A2 me logo
(Në foto: Faksimile e mandatit të pagesës së formularit A2)

SHEZAI RROKAJ

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Shezai Rrokaj shprehet se Matura Shtetërore duhet të ndryshojë pasi vetëm kështu mund të rritet cilësia e pranimeve në universitet. Ai shprehet se prioritet duhet të jetë mesatarja dhe asaj t’i jepet më shumë rëndësi. “Ndërhyrje mund të bëhet. E para, t'i kushtohen mbi 50 pikë mesatares së shkollës së mesme në mënyrë që ne ta detyrojmë nxënësin t'i mësojë të gjitha lëndët që i shërbejnë atij për formim, dhe jo vetëm 4 lëndë.

E dyta, ta orientojmë me një sasi tjetër pikësh në funksion të degës që ai zgjedh, të gruplëndëve që lidhen me degën që ai zgjedh dhe mund të bëhet vetëm një provim për degën që ai kërkon"- tha Rrokaj. Ai më tej shprehet se shumë e rëndësishme është të ndryshojë edhe alterteksti ndërkohë që duhet një reformim i kurrikulave në universitete. "Ndërhyrja me programe e kurrikula mësimore, sidomos për shkencat ekzakte.

Por nga pikëpamja teknologjike dhe për shkenca humane të vendeve të zhvilluara që janë rrotull nesh"- tha Rrokaj.  Mesatarja në maturën shtetërore ka vetëm 20% të pikëve, kjo ka bërë që shumë nxënësit mos ti kushtojmë shumë vëmendje  përgatitjes në shkollë, por të përqëndrohen vetëm te provimet me zgjedhje dhe ato me detyrim.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.07.2013
                       
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore