Shpalli fundin e pandemisë më 2 qeshor, Mali i Zi regjistron 8 raste të reja me COVID-19

Shpalli fundin e pandemisë më 2 qeshor, Mali i Zi regjistron 8 raste të reja me COVID-19

Në Mal të Zi janë shënuar tetë raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.

Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviq i tha televizionit Vijesti, se tetë rastet e reja u konfirmuan gjatë natës së mbrëmshme (22 qershor) dhe se më shumë informacione do të bëhen publike gjatë ditës së martë.

Erakoviç tha se aktualisht 51 persona në Mal të Zi kanë COVID-19.

Mali i Zi shpalli fundin e epidemisë më 2 qershor, pas dy cikleve, me gjithsej 28 ditë pa raste të reja të infektuarve.

Por, më 14 qershor sërish u regjistrua një rast me koronavirusin e ri.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Lideri historik dhe krijues i shtetit të Kosovës është Rugova dhe jo Albin Kurti

Spahiu: Lideri historik dhe krijues i shtetit të Kosovës është Rugova dhe jo Albin Kurti