Pas shpalljes së kandidaturës për pozicionin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë Nisma Thurje që prej datës 15 tetor. Sekretarja e Përgjithshme e Nisma Thurje, Brunilda Dhrami ka vënë në dijeni KQZ për zgjedhjen e kryetarit të ti, Elton Çanaj, referuar dhe dorëzimit të raportit të shpenzimeve të kësaj partie përgjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, që është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i partisë.
Në shkresë bëhet me dije se Çanaj ende nuk është regjistruar si kryetar i partisë, dhe ndodhur përpara kësaj situate, Endri Shabani përpara se të dorëzonte dorëheqjen autorizoi sekretarin e përgjithshëm të partisë për të përfaqësuar Nismën Thurje.
Shkresa e Endrit Shabanit drejtuar KQZ
I nderuar komisioner,
Përmes kësaj letre duam t'ju informojme se me daté 15 Tetor 2025, Z. Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të subjektit Partia Nisma Thurje. Pas krijimit të vakances, janë organizuar zgjedhjet për kryetar, dhe strukturat drejtuese të partisë kanë zgjedhur në krye të partisë Z. Elton Çanaj.
Që me datë 24 Tetor 2025 këto vendime janë depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe qëndrojmë në pritje të regjistrimit të tyre në regjistrin e partive politike.
Jua japim këtë informacion, pasi me datë 03 Nëntor 2025 është afati për dorëzimin e raportit të shpenzimeve të kryera nga subjekti Partia Nisma Thurje për zgjedhjet e përgjithshme të datës 11 Maj 2025. Sipas legjislacionit ky raport duhet të autorizohet edhe nga kryetari i partisë, por duke qënë se kryetari i mëparshëm ka dhënë dorëheqjen, ndërsa vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri ende nuk është regjistruar në regjistrin e partive politike, jemi përpara një situate të veçantë. Sipas statutit të partisë Nisma Thurje, drejtimin e punëve të përditshme të partisë, si dhe përfaqësimi me të tretët ushtrohet nga Sekretari i Përgjithshëm. Gjithashtu, për të mos lënë asnjë ekuivok, përpara dorëzimit të dorëheqjes, kryetari i mëparshëm ka lënë edhe një autorizim të posaçshëm duke ia deleguar të drejtën e përfaqësimit në KQZ sekretarit të përgjithshëm të partisë.
Për sa më sipër, për të respektuar afatet e vendosura nga KQZ dhe me synimin për të shmangur çdo penalitet që buron nga dorëzimi përtej afateve i raportit, po e depozitojmë raportin për shpenzimet e fushatës zgjedhore të 11 Majit 2025, me firmën e sekretarit të përgjithshëm dhe të financierit të partisë.
Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj,
Komente












Do te ishte kulmi sikur te zgjidhej Avokat i Popullit. Do te deshmonte qe jane bere mire pazaret elektorale mes te gjitheve. Mjere ky popull!
PërgjigjuDo Ishte fantastike per brezin e ri qe pse jo ne 2027 te behet president Z.Endri Shabani si politikan i ri pas Bajromit te vinte Endri Shabani!
PërgjigjuNje berishist me pak , keshtu duhet te veproje edhe shehaj , qorri , llap llapi
Përgjigju