
Lideri i Kremlinit Vladimir Putin dhe 'guvernatorët' pro-rusë të katër rajoneve ukrainase Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk, Lugansk kanë nënshkruar traktatet që sanksionojnë hyrjen e këtyre territoreve në Federatën Ruse.
Ceremonia u zhvillua në sallën e Shën Gjergjit në Pallatin e Madh të Kremlinit. Në fund të ceremonisë së nënshkrimit me krerët e katër rajoneve Denis Pushilin , Leonid Pasechnik , Vladimir Saldo dhe Yevgeny Balitsky.
Lideri çeçen Ramzan Kadyrov shpërtheu në lot gjatë fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për aneksimin e territoreve të okupuara ukrainase. Lajmin e bën të ditur Ria Novosti .
Lajmi kryesor:
Putin anekson 4 rajone të pushtuara! Shqipëria dhe SHBA rezolutë në OKB që dënon referendumet ruse! Moska vë veton, Kina abstenon, 10 vota pro










