'Shpejt për të folur për titullin', Tedi Cara zbulon sekretin e nisjes perfekte: Këtë sezon ka kimi te Partizani

“Nuk e mendojmë akoma titullin sepse është ende herët,”-deklaroi fillimisht Tedi Cara, sulmues i Partizanit.

Për të parë një nisje më të shkëlqyer të sezonit se këtë vit te Partizani duhet të kthehemi shumë vite pas, kur në 2008 trajner ishte Hasan Lika. Tani të luqtë kanë 3 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa të gjithë duan të dinë sekretin e kësaj ecurie pozitive, pasi në nisje të kampionatit nuk është e zakonshme te Partizani.

“Kemi lojtarë të mirë këtë sezon, jemi të bashkuar si grup sepse rrimë të gjithë bashkë. Ka diçka ndryshe këtë sezon dhe kjo shihet edhe në fushë mes komunikimeve të lojtarëve. Ka një kimi mes të gjithëve dhe na ka ecur mirë deri më tani. Besoj se do vazhdojmë kështu,”-u shpreh Tedi Cara, futbollist i Partizanit.

Pengesa e radhës për kryeqytetasit të drejtuar nga Xhovani Kolela është Erzeni, të dielën në ‘Elbasan Arena’.

“Duhet vlerësuar maksimalisht Erzeni sepse në këto dy vite kemi lënë pikë me ekipe që duket të lehta në letër, por që janë të vështira në fushë. Erzenin do ta vlerësojmë për këtë arsye,”-tha Tedi Cara, futbollist i Partizanit.

Partizani udhëheq Superligën me 9 pikë, ndërsa ndjekësi më i afërt është Vllaznia me 6 pikë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja