ELBASAN- 'Shpejt' shpejt' dëgjohen teksa thërrasin efektivët e policisë së Elbasanit, teksa fusin në Range Roverin e Policisë, një të arrestuar. Ai është Thanas Beko, një njeri me precedent penal. Arrestimi i tij është bërë në qendër të qytetit, ku burime thonë se Beko para dy ditësh është përfshirë në një konflikt me një person tjetër, por pa e cilësuar konkretisht natyrën e konfliktit dhe personin tjetër.

Report tv ka siguruar momentin  e ndalimit të Thanas Bekos  sot, i cili sikundër shihet nga pamjet ai nuk kundërshton, por i drejtohet rajonit të policisë për t’u marrë në pyetje.

Kush është Thanas Beko? 
Thanas Beko njihet në qytetin e Elbasanit, si person me precedentë penalë, konsumator i lëndëve narkotike dhe mik i biznesmenit Ilir Beko, pronarit të disa pikave karburanti në segmentin rrugor Papër-Elbasan ku në vitin 2019  iu gjetën 15 armë zjarri në ambientet e karburantit të tij.

Në shtator të vitit 2019, Beko u akuzua për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim dhe heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtareje në Elbasan.

Asokohe Bejko u la në “arrest shtëpie” nga gjyqtari Tomorr Kullolli, por u arrestua sërish pak ditë më pas, sepse kishte thyer e masën e sigurisë. Ai nuk qëndroi në banesë, por u kap në një lokal në autostradën Elbasan- Metalurgji, ku dhe taksisti Vyshka deklaroi asokohe se e mbajtën peng.

Thanas Beko