Policia Rrugore ka proceduar 7 drejtues mjetesh pasi janë kapur duke garuar me shpejtësi dyfishin e asaj të lejuar në zonën e Unazës së Madhe. Po ashtu policia njofton se për 12 drejtues mjetesh është bërë verifikimi me radar dhe bllokim të patentës, pasi janë konstatuar duke qarkulluar mbi normat e lejuara, si dhe janë vendosur 67 masa të tjera administrative për shkelje të ndryshme gjatë veprimeve policore.
Ky aksion i Rrugores erdhi pasi shumë qytetarë janë ankuar ditëve të fundit për shkak të zhurmave të makinave sportive kur ecin me shpejtësi të madhe.
Garat dhe ngarja në mënyrë të parregullt të disa drejtuesve të mjeteve janë kthyer jo vetëm në shqetësim për banorët e zonës, por edhe një rrezik i shtuar për jetën e njerëzve. Policia njofton se në bashkëpunim me sektorin e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, ka monitoruar dhe dokumentuar me agjentë civilë apo me uniforme një sërë shkeljesh në këtë segment rrugor dhe ka proceduar e dërguar praktikat për gjykim në Organin Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Komento
Dërrmojini bajgat!
Përgjigju