Shpejtësi e 'çmenduri' nëpër Tiranë/ Vetëm në një javë arrestohen 48 shoferë, nën hetim 35 të tjerë (VIDEO)

TIRANË- 48 drejtues makinash janë arrestuar përgjatë javës në kryeqytet. Po ashtu janë vënë nën hetim edhe 35 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi. Policia Rrugore njofton se janë pezulluar 100 leje drejtimi nga të cilat 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 58 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për shkelje të tjera.

Nga 48 personat e arrestuar për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” akuzohen 47 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 34 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Ndër të tjera janë gjobitur për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 328 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorësh.

Ndërsa 327 drejtues mjetesh të kategorive të ndryshme janë gjobitur për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve

Procedim  për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve ëshët bërë ndaj 113 drejtues mjetesh.

Po ashtu Policia rrugore njofton se janë ndëshkuar 1667 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, kryesisht në rresht të dytë dhe mbi trotuare. Si dhe janë vendosur 2978 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja