Vetëm në 4 orë policia ka vendosur 412 gjoba për mosrespektim të qarkullimit rrugor gjatë monitorimit të akseve kryesore të vendit.
Të gjitha akset rrugore nacionale në vend janë duke monitoruar shpejtësinë 6 radarë, nga ku janë vendosur dhe 412 masa administrative që lidhen me parakalime të gabuara, mosmbajtje të rripit të sigurimit, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.
Konkretisht në akset Lezhë-Thumanë, Vlorë-Fier, Durrës-Tiranë dhe Lezhë-Morinë, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
I janë vendosur gjoba 154 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë si dhe janë ndaluar 31 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, pikërisht për kryerjen e këtyre manovrave të rrezikshme dhe përdorimin e alkoolit, ku nga testet kanë rezultuar se 24 shoferë kishin nivel më të lartë alkooli se sa lejohej.
Gjithashtu janë vendosur 99 masa për përdorim të celularit, 78 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 16 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Ndërsa një personi i është bllokuar mjeti, pasi qarkullonte pa kontroll teknik dhe kishte 26 gjoba pa paguar.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
80000 gjoba
Përgjigju