Tejkalimi i shpejtësisë dhe parkimet dyshe rezultojnë ndër shkeljet më të shpeshta të konstatuara nga Policia Rrugore e Durrësit gjatë javës së fundit.
Sipas bilancit të publikuar nga policia, janë vendosur 1.269 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë, ndërsa 10 persona janë arrestuar për parkime dyshe, të cilat krijojnë pengesa në qarkullimin e mjeteve.
Kontrollet janë zhvilluar me pajisje inteligjente, dronë dhe pika kontrolli në akset kryesore, si edhe në hyrje dhe daljet e qytetit, me synim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.
Në total, gjatë javës janë arrestuar 17 shtetas për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë vendosur 1.807 masa administrative. Gjithashtu, janë vendosur 442 masa për ndalim, pushim ose qëndrim të gabuar të mjetit, 39 për parakalime të gabuara, 35 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 9 për përdorim të celularit gjatë drejtimit.
Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, për të rritur sigurinë në rrugë dhe për të parandaluar aksidentet.
Njoftimi i plotë i Policisë Rrugore
"Durrës/Monitorim intensiv, me pajisje inteligjente, me dron, janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore dhe në pikat hyrëse dhe dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut. Gjatë javës që shkoj, për shkelje të normave të ndryshme të Kodit Rrugor, janë arrestuar 17 shtetas, janë vendosur 1807 masa administrative.
Fokus i monitorimit ka qenë ndëshkimi i drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit, si një ndër shkeljet më të rrezikshme dhe më shpesh burim aksidentesh me pasoja. Si dhe parkimet dyshe të cilat bëhen pengesë për trafikun në qytet. Konkretisht, për këtë shkelje, gjatë javës, janë arrestuar 10 shtetas.
Më tej, janë vendosur këto masa:
-442 për ndalim, pushim mjeti ose qëndrim të gabuar;
-35 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-9 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-13 për përdorim të pijeve alkoolike;
-39 paraklime të gabuara;
-1269 për shkelje të normave të shpejtësisë.Policia Rrugore Durrës apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut publik për përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, për mbrojtjen e jetës/shëndetit të përdoruesve të rrugës dhe për qarkullimin e lirë dhe pa pengesa në rrugë."
Komente










