Shpend Ahmeti e Mimoza Kusari
Lila marrin shtetësinë shqiptare

Shpend Ahmeti e Mimoza Kusari<br />Lila marrin shtetësinë shqiptare
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar sot dhënien e shtetësisë shqiptare për disa figura të rëndësishme të politikës së Kosovës.
 
Me dekret të kreut të shtetit, shtetësia shqiptare i është dhënë kryetarit të Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe kryebashkiakes së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.
 
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Ahmeti dhe ish zëvendëskryeministrja, Kusari Lila, e cila vjen nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), janë ndër politikanët e rinj më të spikatur të Prishtinës.
 
Mimoza Kusari Lila ka mbajtur më herët edhe detyrën e ministres së Tregtisë dhe Industrisë në qeverinë e Thaçit.
 
Shtetësinë shqiptare, me dekret të Presidentit Bujar Nishani, e ka marrë edhe gazetari i njohur, ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun