Shpend Ahmeti, gati të çojë 
drejt denoncimit Isa Mustafën

Shpend Ahmeti, gati të çojë <br />drejt denoncimit Isa Mustafën
Shpend Ahmeti po bëhet gati të jetësojë premtimin e tij se kushdo që ka shkelur ligjin në komunën e Prishtinës do të ballafaqohet me drejtësinë. Ai kishte premtuar gjatë fushatës se nëse ka fakte për keqpërdorime edhe Isa Mustafën do ta ndjekë penalisht. Zyrtarët e Vetëvendosjes kanë konfirmuar se posa të marrin pushtetin do të bëjnë një auditim dhe pastaj çdo shkelje që konstatohet do të procedohet në Prokurori dhe organet e ndjekjes.

Kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vendosur ta mbajë premtimin e dhënë në kohën e fushatës se ndaj çdo zyrtari të komunës së Prishtinës do të ngritet kallëzim penal nëse ekzistojnë dokumente për keqpërdorime dhe lëshime gjatë mandatit të kaluar.

Madje, Ahmeti, pas asnjë pikë dyshimi kishte thënë se edhe ish-kryetarit të komunës së Prishtinës, Isa Mustafës do t'i ngrërë padi penale, nëse dyshon se edhe ai ka përgjegjësi jo vetëm politike, por edhe ligjore për degradimin e kryeqytetit, sidomos me ndërtimet pa leje.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi ka thënë për Gazetën Express se posa të marrin pushtetin në Prishtinë do të bëjnë një auditim dhe pastaj çdo shkelje ligjore do ta procedojnë në Prokurori dhe organet e drejtësisë.

"Gjithsesi, përveç që do të analizohen auditimet e rregullta vjetore, kryetari i komunës ka të drejtë të bëjë edhe auditim të brendshëm për ta nxjerrë pasqyrën sa më të qartë të gjendjes në komunë. Normalisht, aty ku vërehen parregullsi dhe shkelje ligjore, do të zbardhen, do të kërkohet llogari dhe do të denoncohen", ka thënë Vraniqi, të dielën.

Megjithëkëtë, edhe më i drejtpërdrejtë ka qenë Shpend Ahmeti në kohën e fushatës zgjedhore kur ishte pyetur se a do të kërkojë përgjegjësi penale ndaj zyrtarëve të komunës së Prishtinës, të cilët kanë mund të keqpërdorin pozitën që kanë pasur.

Kur ishte pyetur se do të ngrisë padi penale ndaj zyrtarëve të komunës që kanë lejuar degradimin e kryeqytetit me ndërtime pa leje, Shpend Ahmeti kishte dhënë përgjigje pozitive.

"Shumë pyetje e mirë, përgjigjja ime është: PO", kishte thënë Shpend Ahmeti, në Rubikon të KTV'së, më 27 nëntor, tri ditë para balotazhit.

Ai pati premtuar se edhe ndaj Isa Mustafës do të ketë denoncime në Prokurori nëse shihet se ka pasur përgjegjësi për ndërtimet pa leje që kanë ndodhur në Prishtinë.

"Natyrisht se po",ka shtuar ai.

Sipas Ahmetit, Isa Mustafa ka pasur përgjegjësi politike për gjithë atë që ka ndodhur në Prishtinë, por për përgjegjësinë penale duhet të vendos Gjykata.

"Ne nuk jemi prokurorë, por dokumentacionin do ta kenë të gjithë. Së pari ai (Isa Mustafa) përgjegjësi politika ka. Përgjegjësi ligjore duhet ta shohim dokumentacionin", kishte thënë Ahmeti.

Ahmeti kishte premtuar, po ashtu, se denoncimet në prokurori nuk do të ndalen vetëm për përgjegjësit e Komunës.

Ai ka thënë se kallëzime penale do të bëhen edhe ndaj gjithë atyre që kanë ndërtuar në mënyrë ilegale, derisa kishte premtuar se do t'i kursejë qytetarët që kanë blerë banese që janë të ndërtuara në ndërtesa ilegale.

" Të gjitha masat ligjore do t'i aplikojmë ndaj atyre që e kanë shkelur ligjin.

Ata që kanë ndërtu menjëherë pason kallëzimi penal. Menjëherë do të jetë kallëzimi penal për shkak të shkeljes së ligjit ne jemi të detyruar t'i ngrisim të gjithë ato kallëzime penale. Ta bëjmë presionin edhe të Gjykata edhe me qytetarë që ato raste të procedohen sa më shpejt", kishte thënë ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane