Shpend Ahmeti: PDK parti me
nepotizëm, LDK edhe me korrupsion

Shpend Ahmeti: PDK parti me<br />nepotizëm, LDK edhe me korrupsion
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e akuzon për nepotizëm deputetin Bekim Haxhiu siç njihet me nofkën ‘Kamishi’.

Ai Thotë se vëllai i "Kamishit" është drejtor i vendgrumbullimit të mbeturinave në Mirash, ndërsa dhëndri i Kamishit, udhëheqës në Bordin e Ujësjellësit Rajonal "Prishtina" e kështu me radhë.

“Ky i pari, e mbyll vendgrumbullimin e mbeturinave kur t'i teket, për "Pastrimin" duke rrezikuar kështu shëndetin publik. E "Pastrimi" i menaxhuar nga Komuna në 14 vitet e fundit ka akumuluar borxhe marramendëse. Nepotizmi e familjarizmi në Komuna e nivel qendror përveç që janë padrejtësi, shkaktojnë edhe efekte të tmerrshme për jetën e njerëzve siç janë uji e mbeturinat”, shkruan Ahmeti në rrjetin social Facebook.

Madje Ahmeti në formë pyetjeje ka shkruar se a janë familja e punësuar e Kamishit dhe të ngjashmëve "Kosova Evropiane" dhe "Misioni i ri" për të cilat flet Thaçi?

Por ai ka përmendur edhe Isa Mustafën, pyet se a janë nepotizmi, familjarizmi dhe korrupsioni në komunë "Rikthimi" për të cilin flet Mustafa?

“Pasojat e këtyre dukurive negative do të duhen vite punë për t'i zbutur. Jemi të gatshëm ta bëjmë atë përpjekje. Nuk duhet të ndalemi deri në bërjen e qytetit e shtetit. Kosova ka Alternativë!”, shkruan ai./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike