BRAZIL - Protesta masive janë zhvilluar në qytetet e Sao Palos dhe Rio de Zhaneiros në Brazil për koston e lartë të organizimit të Kampionatit Botëror. Forcat Speciale të policisë në Brazil kanë lëshuar gaz lotsjellës dhe granata tymuese për të shpërndarë mijëra njerëz që ishin grumbulluar në qytetet latine.
Protestuesit hodhën gurë, dogjën goma dhe bllokuan rrugët. Ata thanë se ishin të zemëruar për shpenzimin e miliarda dollarëve për organizimin e këtij turneu dhe jo për projekte sociale dhe strehim.
Gjithashtu edhe policia, mësuesit dhe nëpunës të tjerë civil ishin në grevë në të gjithë Brazilin.
Protestat e Rio de Zhaneiros u mbajtën në rrugën kryesore të qytetit brazilian, i cili do të presë ndeshjen finale të Kupës së Botës më 13 Korrik.
/Shqiptarja.com