Shpenzimet/ Kryeministria 53 mln
lekë për pritjet zyrtare në 2015

Shpenzimet/ Kryeministria 53 mln<br />lekë për pritjet zyrtare në 2015
TIRANE- Këshilli i Ministrave kryeson në listën e institucioneve që kanë shpenzuar më shumë gjatë vitit që lamë pas për pritje dhe përcjellje zyrtare. Sipas të dhënave të Open Data, gjatë këtij viti kryeministria ka tejkaluar për nga sasia e parave të harxhuara për këtë çështje Kuvendin dhe Presidencën, si dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Sipas transaksioneve të kryera në thesarin e shtetit për këtë vit, rezulton se Këshilli i Ministrave ka paguar plotë 53 milionë lekë të reja, nëpërmjet 90 transaksioneve të kryera në këtë drejtim. Institucioni shtetëror që ka përfituar nga fondet e kryeministrisë është Drejtoria për Shërbimet Qeveritare, e cila ofron paketën më të plotë dhe të organizuar të shërbimeve të pritjeve dhe përcjelljeve.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!