Shpenzimet ulen me 162 mln 
USD, rritet fondi për pronarët

Shpenzimet ulen me 162 mln <br />USD, rritet fondi për pronarët
TIRANE- Ndërsa ka ulur me afërisht 162 milionë dollarë totalin e shpenzimeve buxhetore për pjesën e mbetur të vitit, Qeveria ka vendosur të rrisë me 6 milionë dollarë fondin e kompensimit në vlerë të pronarëve.

Akti Normativ për rishikimin e buxhetit, i bërë publik dje përcakton se fondi për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2015 bëhet 2 miliardë lekë (afërisht 20 milionë dollarë) nga 1.4 miliardë lekë të vëna në dispozicion për këtë qëllim në fillim të 2015. “Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2015 është: Të ardhurat, gjithsej 2,000 milionë lekë. Nga të cilat: të ardhura të tjera 1,600 milionë lekë; transferimet nga buxheti i shtetit 400 milionë lekë; Shpenzimet 2,000 milionë lekë”, thekson buxheti i ndryshuar i qeverisë për 2014.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ernest Muçi, talenti i madh i futbollit shqiptar që pranoi stolin e Kombëtares pa zhurmë

Ernest Muçi, talenti i madh i futbollit shqiptar që pranoi stolin e Kombëtares pa zhurmë