Një bandë e përbërë nga italianë dhe shqiptarë është kapur nga Policia italiane në Trentino të Italisë. Operacioni i koduar “Sciamono”, ka vënë në pranga 18 persona, ku brenda lokalit Anny në Castello di Fieme ishte një vend ku mund të merrej kokainë. Kokaina ndahej në disa pjesë dhe pjesë e kësaj bande ishte edhe shqiptari Taulant Shtembari.
Grupi tregonte kokainë të pastër, dhe figura më e rëndësishme e grupit ishte Vincenzo Marti. Marti, merrej me menaxhimin dhe dërgimin e drogës me postë. Shqiptari që luante rolin më të rëndësishme në këtë bandë ishte Taulant Shtembari, por ky grup gjithashtu bashkëpunonte me një ekip të trafikut të drogës që kryente aktivitetin e tij në Milano dhe kryesohej nga Petrit Arapi. Dy shqiptarët bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke ndihmuar edhe në kohë të vështira.
Mediat italiane nuk japin më shumë detaje dhe informacion për aktivitetin e bandës por sqarojnë se janë identifikuar më shumë se 100 klientë të këtij grupi.