Në një operacion të Karabinierëve të Lece, 13 shtetas italian janë arrestuar për trafik të lëndëve narkotike. Arrestet janë bërë me mandatin e lëshuar nga Gjykata e Leces, me kërkesë të Prokurorisë, dega antimafies.
Sipas policisë të arrestuarit bëjnë pjesë në dy grupe të lidhura ndërmjet tyre, aktive në provincën e Leces dhe në bashkëpunim me organizatën mafioze Sacra korona unita. Aktiviteti i trafikut ilegalë ka degët e saj në Shqipëri dhe në Republikën e San Marinos.
Opreacioni, hetimet e të cilit kanë filluar që në janar të vitit 2010, është quajtur “Animal house”, sepse kashtu quhej dyqani me artikuj për kafshët, që ishte pika e referimit të grupit mafioz, i specializuar në trafikun internacional të substancave narkotike. ah/Shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com