TIRANE - Kryeministri Sali Berisha në takimin me aleatët e mbledhur në koalicionin parazgjedhor ka qënë konkret teksa ka negociuar për firmosjen e marrëveshjes me ta.
Duke qenë se përfshirja në listat e kandidatëve të PD në mënyrë preferenciale ka funksionuar vetëm për kreun e PDK Nard Ndoka, që do të vendoset në Shkodër ose në Tiranë, marrëveshja me krerët e partive të tjera aleate ka qënë konkrete.
Nëse një parti merr një deputet do të ketë dy poste ministrore dhe poste zv.ministrash, si dhe drejtorë drejtorie. Nëse marrin në këto zgjedhje 20 mijë vota dhe sipër në të gjithë vendin, atëherë nëse fiton zgjedhjet koalicioni i djathtë, kjo parti ka të drejtë të ketë një post ministrit, dy poste zv.ministrash dhe drejtori të përgjithshme, aty ku nuk preket administrata me status të nëpunësit civil.
Ndërkohë që partitë të cilat do të marrin 10-19 mijë vota do të ketë poste zv.ministrash dhe drejtorësh drejtorie. Ndërsa partitë që kanë më pak se 10 mijë vota, do të ketë vetëm poste drejtorësh sipas rangjesh të përllogaritura mbi bazën e votave të marra në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Kjo ka qënë formula e negociuar nga ana e Berishës në lidhje me aleatët, një formulë joshëse për hir të së vërtetës, çka ka sjellë që, pavarësisht tetë viteve në pushtet dhe konsumimit prej pushtetit, koalicionit të djathtë ti bashkoheshin 25 parti politike, bashkë me udhëheqësen e aleancës, PD bëhen 26 parti.
Por po të shohësh më vëmendje listën e partive në koalicionin e udhëhequr nga Berisha shohim fare lehtë se të vetmet parti që mund të marrin deputetë janë PR e Fatmir Mediut dhe PDIU e Shpëtim Idrizit, referuar zgjedhjeve të vitit 2009 dhe mund të marrin deputetë PDK e Nard Ndokës dhe LZHK e Dashamir Shehit.
Ndërkohë që mund të afrohet te 20 mijë votat PLL e Ekrem Spahisë. Pra në rastin më të mirë, katër parti mund të marrin deputetë dhe nëse fiton koalicioni i djathtë mund të kenë nga një post ministror. Që në kushtet e largimit të LSI nga koalicioni i qeverisës është një shans për këto parti që të kapin ndonjë post.
Ndërsa partitë e tjera do të mjaftohen me poste të nivelit të dytë dhe të tretë. Dhe nuk janë pak këto parti të cilat mund të jenë nën nivelin e mundshëm për të marrë votat e përcaktuar të nivelit të parë, por plot 19 parti.
Që në rastin e mundshëm të marrjes së një mandati të tretë do të kenë mundësi të shtrihen në nivelet e treta të qeverisjes së djathtë, duke përfshirë dhe pjesën e 20 përqindshit të cilin e kishte Meta në mandatin e dytë. Por Berisha mendon të bëjë dhe një ofertë të veçantë për partinë e minoritetit grek të rreshtuar në koalicionin e djathtë MEGA.
Të cilës për ta pasur përballë PBDNJ të Dules që është në koalicionin e majtë të drejtuar nga Rama ka vendosur t’i “dhurojë” si fillim disa komisionerë dhe më pas dhe një vend në qeverisje, në bazë të votave por me një skemë të veçantë.
Por Berisha në takimin me drejtuesit e partisë së minoritetit grek, MEGA tha do kenë përqindjen e komisionerëve, për garantuar që vota e tyre të mos preket. Ai sulmoi edhe aleancën mes Metës dhe Ramës, duke thënë se ajo vuri në rrezik votën e minoritarëve.
KOALICIONI “ALEANCA PËR PUNËSIM, MIRËQENIE DHE INTEGRIM”, PREMTIMET
Partia Demokratike Sali Berisha Kryeministër
Partia Republikane Shqiptare Fatmir Mediu Ministër
Partia Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia Zv.ministër
Partia për Drejtësi dhe Integrim Shpetim Idrizi Ministër
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi Zv.Ministër
Partia Demokristiane e Shqipërisë Nard Ndoka Ministër
Lidhja Demokristiane e Shqipërisë Nikollë Lesi Zv.ministër
Partia Lëvizja Shqipëria e Re Edmond Vlashaj Drejtorë
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Arjan Starova Zv.ministër
Aleanca Demokratike Arben Demeti Zv.ministër
Partia Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli Drejtorë
Partia Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi Drejtorë
Partia Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi Drejtorë
Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni Drejtorë
Aleanca e Maqedonasve për I. Evropian Edmond Themelko Drejtorë
Partia Demokracia e Re Evropiane Koçi Tahiri Drejtorë
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re Fatmir Hoxha Drejtorë
Partia Aleanca për Demokraci e Solidaritet Gaqo Apostoli Drejtorë
Partia Konservatore Shqiptare Armando Ruço Drejtorë
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri Drejtorë
Partia e Minoritetit Grek për Ardhmëri Kristo Kiço Drejtorë
Partia B.Popullor i Pensionistëve Shqiptarë S.Jenishehri Drejtorë
Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata Drejtorë
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare Muharrem Doda Drejtorë
Partia Civile e Shqipërisë Dritan Broka Drejtorë
Partia Emigracioni Shqiptar Kostaq Papa Drejtorë
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (26.04.2013)
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com