'Punësoi të fejuarat e djemve tek Urdhri i Stomatologut, shkarkoi pa të drejtë një tjetër e abuzime financiare!' Ja pse u pezullua nga detyra Nikoll Deda

TIRANË-   Kreu i Urdhrit të Stomatologëve, Nikoll Deda është pezulluar nga detyra pasi akuzohet se ka kryer abuzime të shumta financiare, shkarkim të padrejtë të një punonjësi dhe punësimin e të ferjuarave të djemve të tij në institucionin që drejtonte. 

Në njoftimin e shpërndarë nga Prokuroria e Tiranës, bëhet me dije se ndaj Dedës ka një kallëzim të bërë në janar të këtij viti nga shtetasi A.G i cili e akuzon për shkeljen e rregullores së institucionit, duke mos orgnizuar zgjedhje në Komitetin Drejtues, gjithashtu dhe për abuzime financiare.

Në kallëzimin e bërë, shtetasi A.G thekson se Këshilli Kombëtar i këtij institucioni nuk mund të merrte vendime për shpenzime të majme financiare, ndërkohë që ka nja vendim nga gjykata e Tiranës për sigurim padie që në vitin 2020. 

Kallëzuesi ka pretenduar se megjithëse ka patur një sigurim padie nga Gjykata Administrative, Nikolla Deda në cilësinë e Presidentit të Urdhrit, ka vijuar në mënyrë të jashtëligjshme me mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë, ku ka marrë vendime të dyshimta me karakter financiar, si dhe ka kryer punësime të familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të vetë familjes së tij.

Sipas tij, më datë 21 shtator të vitit 2020 është vendosur blerja e një godine, në funksion të Urdhrit të Stomatologut, me sipërfaqe 350m2, në vlerën 700.000 euro. Për sa kohë ka një vendim për sigurim padie të 2020, Këshilli Kombëtar i US nuk duhet të merrte vendime të tilla me impakt ekonomik kaq të lartë. Gjithashtu sipas denoncuesit, Këshilli Kombëtar ka aprovuar marrjen e një kredie pranë një banke në vlerën prej 250.000 euro me qëllim “blerje ambientesh”, për të cilin është marrë vendimi po nga presidenti N.D.

''Kallëzuesi deklaroi se edhe pse me vendimin e Gjykatës Administrative më datë 07.02.2020 është vendosur sigurimi i padisë për vendimet Nr.16 dhe 18, datë 07.11.2019, shtetasi Nikolla Deda, në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve, ka vijuar në mënyrë të jashtëligjshme me mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë, ku ka marrë vendime të dyshimta me karakter financiar, si dhe ka kryer punësime të familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të vetë familjes së tij.

Sipas tij, më datë 21.09.2020 është vendosur blerja e një godine, në funksion të Urdhrit të Stomatologut, me sipërfaqe 350m2 , në vlerën 700.000 euro. Për sa kohë ka një vendim për sigurim padie të 2020, Këshilli Kombëtar i US nuk duhet të merrte vendime të tilla me impakt ekonomik kaq të lartë.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar ka aprovuar marrjen e nje kredie pranë një banke në vlerën prej 250.000 euro me qëllim “blerje ambientesh”, për të cilin është marrë vendimi po nga presidenti N.D.

Nga hetimet, rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij shtetasi N.D. ka krijuar një “klimë posedimi privat” duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut ne nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni. Për më tepër punësimi i të fejuarave të djemve të tij në Urdhrin e Stomatologut, apo fëmijëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar janë thjesht tregues i personalizimin e “Urdhrit të Stomatologut” nga shtetasi N.D., duke krijuar një klimë posedimi privat të këtij enti publik. Pavarësisht se është marre i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal, në një tjetër procedim penal, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytezuar strukturat e USSH-së''- thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë. 

Në njoftimin e policisë, nënvizohet se Nikoll Deda gjithashtu nuk ka zbatuar rregulloren për të organizuar zgjedhje të reja në Komitetin Drejtues, pasi mandati i tij në krye të insitucionit, kishte përfunduar.  

‘’Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune disamujore në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Election”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për shtetasin N. D., 68 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut, nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës.’’- thuhet në njoftimin e policisë.

Ne njoftimin e prokurorisë thuhet se nga hetimet, rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij shtetasi Nikolla Deda  ka krijuar një “klimë posedimi privat” duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut ne nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni. Për më tepër punësimi i të fejuarave të djemve të tij në Urdhrin e Stomatologut, apo fëmijëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar janë thjesht tregues i personalizimin e “Urdhrit të Stomatologut” nga ky shtetas duke krijuar një klimë posedimi privat të këtij enti publik.

Pavarësisht se është marre i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal, në një tjetër procedim penal, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së. Për kete arsye prokuroria I është drejtuar gjykatës me kërkesë për pezullimin e tij nga detyra.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:32
Pezullimi nga detyra i presidentit të Urdhrit të Stomatologut, Prokuroria e Tiranës: Abuzoi financiarisht dhe punësoi të fejuarat e djemve të tij

1679489088_prokuroriaetiranes.JPG

Detaje të reja janë mësuar sa i takon vendimit të Prokurorisë së Tiranës për pezullimin nga detyra e Nikoll Dedës, i cili mbante postin e kreut të Urdhrit të Stomatologut.

Raportohet se ndaj tij, rëndojnë akuza për abuzime të shumta financiare. Ndaj tij është depozituar një kallëzim nga shtetasi A.G në janar të këtij viti për abuzime financiare dhe manipulimin e vendimmarrjes në Këshillin Kombëtar të institucionit që nga viti 2016. Gjithashtu Deda akuzohet se ka punësuar në institucion familjarët e tij, konkretisht të fejuarat e djemve. 

‘’Kallëzuesi deklaroi se edhe pse me vendimin e Gjykatës Administrative më datë 07.02.2020 është vendosur sigurimi i padisë për vendimet Nr.16 dhe 18, datë 07.11.2019, shtetasi Nikolla Deda, në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve, ka vijuar në mënyrë të jashtëligjshme me mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë, ku ka marrë vendime të dyshimta me karakter financiar, si dhe ka kryer punësime të familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të vetë familjes së tij.

Sipas tij, më datë 21.09.2020 është vendosur blerja e një godine, në funksion të Urdhrit të Stomatologut, me sipërfaqe 350m2 , në vlerën 700.000 euro. Për sa kohë ka një vendim për sigurim padie të 2020, Këshilli Kombëtar i US nuk duhet të merrte vendime të tilla me impakt ekonomik kaq të lartë.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar ka aprovuar marrjen e nje kredie pranë një banke në vlerën prej 250.000 euro me qëllim “blerje ambientesh”, për të cilin është marrë vendimi po nga presidenti N.D.

Nga hetimet, rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij shtetasi N.D. ka krijuar një “klimë posedimi privat” duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut ne nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni. Për më tepër punësimi i të fejuarave të djemve të tij në Urdhrin e Stomatologut, apo fëmijëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar janë thjesht tregues i personalizimin e “Urdhrit të Stomatologut” nga shtetasi N.D., duke krijuar një klimë posedimi privat të këtij enti publik. Pavarësisht se është marre i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal, në një tjetër procedim penal, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytezuar strukturat e USSH-së’’-njofton prokuroria e Tiranës.

B.V/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/11/2023 00:21

    Urdheri i Stomatologut dukej se ishte ne rrugen per t'u bere si FSHF me Duken ne krye! Ky Deda kujtoi se e kishte trashegim nga stergjysherit dhe ai ishte zgjedhur /mbret/ i perjetshem i mbreterise se tij te vogel!

    Përgjigju
  • KRISHT I DADHTUN: 04/11/2023 21:13

    O NIKOLL O LULASH DED TI MUND TE JESH NAJ MJELESH BAGTISH POR JO STOMATOLLOG O MALOK TY TE DUHESH PER MBI 100 QE KUR KE SHKEL NE QYTET NIKOLL LULASHI KOK BASTANI

    Përgjigju
    • Bastani prej Tirone: 04/11/2023 21:54

      Bravo koment i sakte, thjeshtè keni pak problem se nuk keni mbaruar klasen e pade akoma. Dukesh qytetar 24 karat.

  • Tutu: 04/11/2023 20:13

    Portret perfekt i injorantit…!!Shqiperia eshte mbushur me kete sekt…

    Përgjigju
    • Arjan Bejko: 05/11/2023 07:21

      Nuk duhet pare nga eshte veriu apo jugular se Shqiperia eshte mbush plot me pacavure..por me ne fund nga Amerika me behet qejfi qe po fillon te vihet drejtesi me ne fund...! Kete e kam deshiruar te paren qe te ecim me hapin e shteteve te tjera qe s'kane asgje me shume se ne shqiptaret ! Amin

  • NARDI.: 04/11/2023 15:45

    Nuk e di por me ngjan me Nard Ndoken.Mos ka qene saldator dhe ky para se te behej kryetar i stomatologeve?

    Përgjigju
  • Fajtori.com: 04/11/2023 14:36

    O Zot, çfarë fytyre! Po si ka mundësi që mostra të tilla të marrin këto lloj postesh drejtuese? Pse ka rënë kaq poshtë nervi protestues i njërëzve të mirë? Mos po shtypen nga llumi, të cilin si duket shoqëria jonë e prodhon me shumicë?!

    Përgjigju
  • henri: 04/11/2023 14:22

    E mor derr maloku....

    Përgjigju
    • Tepelena: 04/11/2023 21:12

      Duhet te jete nga Tepelena sipas jush. Eshte i njejti lajm copy paste ne te gjitha mediat dhe njoftimi nga prokuroria, gjykata dhe policia ne te njejten dite. Vendimi eshte i para nje jave por kane pritur fundjaven ne dote pushimi per kete lajm. Suksese Tepelena.

  • Scutari: 04/11/2023 14:13

    Padre Fishta ka thanë: katundarë o katundarë, me ti hjek njizet lëkurë, qytetar nuk bahesh kurrë!! Kështu është edhe ky tipi i stomatologëve ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale