Shpërdoroi detyrën, GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish-kreun e Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri, i konvertohet në 2 vite shërbim prove

Shpërdoroi detyrën, GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish-kreun e Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri, i konvertohet në 2 vite shërbim prove

Eduard Kapri

GJKKO ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-kreun e Bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri.

Ish-kryebashkiaku demokrat i Pogradecit, Eduart Kapri u cilësua fajtor për akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’. Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe e vendosi ish të zgjedhurin vendor në shërbim prove për dy vite me radhë. Si dënim plotësues, gjykata i hoqi të drejtën të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Sipas SPAK, Kapri me ndihmën e dy zyrtarëve, lejoi kompaninë Gedi sh.p.k, që të përfundonte punimet e pezulluara të pallatit 12-katësh.

 ‘Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 18, datë 27.02.2025 vendosi: Deklarimin fajtor të të pandehurit Eduart Kapri për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Eduart Kapri i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 1 (një) vit burgim. Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia e të pandehurit Eduart Kapri në provë, për një afat prove prej 2 (dy) vjet, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale. Heqjen e së drejtës të pandehurit Eduart Kapri për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të këtij vendimi’, thuhet në njoftim.

Me 1 vit e 4 muaj shërbim prove dhe heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite u dënuan edhe dy ish-zyrtarët Besmira Niko dhe Besjan Meço.

‘Deklarimin fajtore të të pandehurës Besmira Niko për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim. Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurës Besmira Niko i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besjan Meço për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Besjan Meço i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia e të pandehurit Besjan Meço në provë, për një afat prove prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale. Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale’, thuhet në njoftim.

Më 14 tetor ish kryebashkiaku demokrat Eduart Kapri u mor si pandehur nga SPAK, nën akuzë se me ndihmën e dy zyrtarëve të tij lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12 katësh të shoqërisë Gedi sh.p.k, ku ai vetë ka qenë adminstrator. Pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie firmën e kaloi në emër të të vëllait. Jo vetëm kaq, por pallati që ishte 12 katësh në lagjen nr 3 të Pogradecit, u bë dhe me 2 kate shtesë, pra 14 kate.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ndahet Richard Chamberlain,  një nga aktorët më të famshëm të kinemasë amerikane

Ndahet Richard Chamberlain, një nga aktorët më të famshëm të kinemasë amerikane