Operacioni "TECI" u finalizua me arrestimin e Flamur Fejzulla, 49 vjeç, ish-përgjegjës i TEC , Artem Rusto, 43 vjeç, ish-magazinier pranë TEC Qemal Vrenozi, 41 vjeç, ish-drejtor pranë TEC Fier.
Gjithashtu u shpallën në kërkim P.P, 53 vjeç, ish Shef i Financës pranë TEC Fier, T.B, 65 vjeç, administrator në një firme private.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë periudhës së viteve 2012-2013 që kanë qenë në detyrë i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 209 milion lekë si rezultat i ankandeve publike të kryera në atë periudhë ku kanë favorizuar firmën e shtetasit T.B.
Për këta shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për shtetasin Qemal Vrenozi masën e sigurisë "Arrest shtëpie".
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com