TIRANE - Shpërdoronin detyrën duke gjobitur dhe favorizuar biznese të basteve sipas pagesës për ryshfet, një tjetër zyrtar i Drejtorisë së Tatimeve prangoset nga Policia e Tiranës.
...
Përgjegjësi i Grupit në Njësinë e Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit në Tiranë, u vu në pranga nga Policia e Tiranës pasi më herët gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurisë të “arrestit me burg”.
 
Zyrtari në Drejtorinë e Lojërave të Fatiti 33-vjeçari Kledian Merxhani, banues në Tiranë akuzohet për shpërdorim detyre. Arrestimi i tij është i lidhur me hetimet e nisura në 15 prill të këtij viti nga Prokuroria e Tiranës, ku u vunë në pranga 10 inspektorë tatimesh dhe të lojërave të fatit të cilët akuzohen se kanë përfituar shuma parash kundrejt mbylljes së “syrit” përballë abuzimeve nga kompani të basteve sportive e subjekteve të ndryshme të lojërave të fatit. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)