Shpërdoruan detyrën, Prokuroria e Durrësit kërkon pezullim për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra në shërbim publik dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT. Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Durrësit sqaron se ky vendim është marrë për shkak se këta 9 punonjës akuzohen për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit”. Bëhet fjalë për Helio Huqin, Dorian Zazanin, Marsida Shanin, Gerald Kaci, Mario Kërtusha, Mirgen Ismaili, Julian Kacadei, Artemis Malko dhe Merushe Tehlën.

Nga hetimet rezultoi se në vitin 2013, punonjës të ish-Aluizni-t Durrës kanë legalizuar disa pasuri të ndodhura në komunën Xhafzotaj, pjesë të të cilave ndodhen të ndërtuara mbi pasurinë e cila ka një sipërfaqe 2184 m2 dhe kategorizohet në zërin kadastral “Rrugë” me status juridik “shtet”.

Gjithashtu, punonjës të IMT-së Shijak, me mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal, pasi ata kanë marrë vendime prishjeje të cilat nuk janë ekzekutuar si dhe nuk kanë depozituar kallëzime penale në lidhje me ndërtimet e paligjshme që kanë konstatuar.

A.K. me detyrën e Drejtorit të bordit të ndërmarrjes kanalizmieve, i ka kthyer përgjigje Drejtorisë së Aluizit Durrës, ku informonte se objekti i qyetarit F. H., nuk cenon objektet, sistemin kullues që Bordi i Kullimit Durrës –Krujë ka në inventar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:35
Shpërdoruan detyrën, Report Tv siguron emrat e 9 punonjësve që pezulloi Prokuroria e Durrësit

1684487556_policia.jpg

Nëntë punonjës të IMT-së dhe ish-Aluizinit, janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen nga prokuroria e Durrësit për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Akuza bën fjalë për legalizimin e paligjshëm dhe mosndërhyrje për shembjen e një objekti të ngritur në tokë shtetërore në Zhafzotaj.

Bëhet fjalë për Helio Huqin, Dorian Zazaninm, Marsida Shanin, Gerald Kaci, Mario Kërtusha, Mirgen Ismaili, Julian Kacadei, Artemis Malko dhe Merushe Tehlën.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë