TIRANË- Dy persona janë arrestuar mesditën e sotme, pasi shpërndanin drogë në kryeqytet. Në pranga kanë rënë: A.D. vjeç 30 dhe K.Ç., vjeç 21. Mësohet se 30-vjeçari shpërndante drogë në zonën e" Komuna e Parisit". Gjatë kontrollit fizik iu sekuestruan 18.2 gr lëndë e dyshuar narkotike Heroinë , 1 peshore elektronike dhe 1 celular.
Nga ana tjetër, 21-vjeçari u arrestua në rrugën " Lord Bajron". Marijuana u gjet në ambientet e një lokali.
Policia njofton se vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.