Shpërndanin drogë në Xhafzotaj, 4 të arrestuar! Sekuestrohet 131.5 gramë kanabis sativa në formë çokollate

Shpërndanin drogë në Xhafzotaj, 4 të arrestuar! Sekuestrohet 131.5 gramë kanabis sativa në formë çokollate

Kanabis çokollatë i sekuestruar

DURRËS- Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi shpërndanin drogë në zonë e Xhafzotajt në Durrës. Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit kombëtar ‘Tempulli’, ndërsa u sekuestrua 131.5 gramë kanabis në formë çokollate, doza kokaine dhe 1 automjet.

Pas hetimeve disajavore policia ka vënë në pranga Ani Binozi 32 vjeç, Aleks Binozi 37 vjeç, Eriket Kanani 48 vjeç, të tre banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës dhe Shaqir Driza, 34 vjeç, banues në fshatin Shtrazë, Shijak, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa në formën e çokollatës, në fshatin Xhafzotaj, Durrës.

Gjithashtu, para kontrollit nga Policia, kanë tentuar të prishin provat materiale, në banesën e Aleks Binozi, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit. 

Policia ka sekuestruar 131.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike canabis sativa në trajtë çokollate, disa doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike që këta shtetas e përdornin për të ndarë lëndën narkotike në doza, 1 automjet dhe 4 celularë.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë